Një atentat me armë tronditi fshatin Larushk në zonën e Fushë-Krujës mbrëmjen e së dielës. Pranë një karburanti në atë zonë nga sulmi me armë mbeti i plagosur në krah, ish efektivi i policisë Gentian Bejtja. 41 vjeçari është qëlluar me armë, sapo ai kishte furnizuar mjetin me karburant dhe ishte në lëvizje.