Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë ka vendosur masën e sigurisë "Arrest me Burg" për shtetasin Luçiano Deraj njohur edhe me emrin Albano Deraj. Ky i fundit u arrestua ditën e enjte në fshatin Babicë, ku në banesë iu gjend një arsenal i plotë armatimesh të ndryshme. Luçiano Deraj, u arrestua si pjesë e operacionit "Knock out 6" ku në të janë angazhuar krahas policisë së Vlorës dhe forcat RENEA.