Një shtetas ka rënë në prangat e policisë dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike në fshatin Shkretë të Krujës. Në bashkëpunim me Forcat e Posaçme Operacionale të Tiranës, efektivët e Komisariatit të Policisë së Krujës finalizuan operacionin “Mali i Kuq”.