Të hënën në mbrëmje ka arritur grupi me 149 afganë në Maqedoninë e Veriut.Ata do të strehohen përkohësisht në shtetin fqinj derisa t’iu rregullohen dokumentacionet për qëndrim afatgjatë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Afganët e ardhur janë kryesisht persona që kanë punuar në organizatat ndërkombëtare së bashku me familjet e tyre. Këta të fundit janë larguar nga vendi për shkak të frikës dhe rrezikut që u kanosej për shshkak se postetin në vend e moren talibanët. Maqedonia e Veriut ka thënë se do të strehojë gjithsej 750 afganë.