Një 30-vjeçar shqiptar dhe një 46-vjeçar, shtetas rus janë vënë në pranga nga policia greke, pas sulmit të përgjakshëm të ndodhur në një minimarket, mbrëmjen e 15 qershorit në Chania. Sipas mediave greke, shqiptari dhe rusi janë parë mbrëmjen e të dielës, në një pallat në zonën e Platanias, ku qëndronin të fshehur. Autoritetet greke kanë marrë në pyetje pronaret e supermarketit, i cili ka deklaruar se nuk I shihte asnjërin nga autorët. Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur kur autorët kanë kërkuar të marrin disa produkte pa paguar.