Uniformat blu kanë goditur një rast të armëmbajtjes pa leje. Komisariati I Policisë Nr. 5. ka finalizuar operacionin “Kryqëzimi” duke vënë në pranga një 21 vjeçar, banues në Babrru. 21 vjeçari Gerald Qordja, u ndalua nga shërbimet e Policisë, teksa lëvizte me një automjet tip “Audi”, te kryqëzimi i Valiasit. Pas kontrolleve të kryera në automjetin dhe në banesën e 21-vjeçarit, ku u gjetën 1 armë zjarri pushkë me municion, 1 armë e ftohtë (thikë), pranga si të Policisë dhe 1 kapuç për maskim, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.