Top News – Armëpushimi funksionon/ Blinken në Lindjen e Mesme për mbështetje
24/05/2021 16:16

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, udhëton për në Lindjen e Mesme të hënën pasi një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit hyri në fuqi mëngjesin e së premtes. Ky është udhëtimi i parë i sekretarit Blinken në rajon si diplomati më i lartë amerikan. Ai do të takohet me udhëheqës izraelitë, palestinezë dhe rajonalë. Shtetet e Bashkuara thanë se janë të përkushtuara për të punuar me Autoritetin Palestinez dhe Kombet e Bashkuara, për të siguruar ndihmë të shpejtë humanitare dhe mbështetje ndërkombëtare për Gazën dhe përpjekjet për rindërtimin e saj. "Përqendrimi ynë i vazhdueshëm është të merremi me situatën humanitare, duke filluar rindërtimin dhe të angazhohemi intensivisht me të gjithë, me palestinezët, me izraelitët, me partnerët në rajon," i tha të dielën sekretari Blinken rrjetit CNN. Ndërkohë, ndërmjetësuesit egjiptianë udhëtuan përtej kufirit të Gazës dhe u takuan me presidentin palestinez, Mahmoud Abbas, rivali kryesor i Hamasit me seli në Bregun Perëndimor, në një përpjekje për të ruajtur armëpushimin. Egjipti ndërmjetësoi armëpushimin e Gazës midis Izraelit dhe militantëve palestinezë të udhëhequr nga Hamasi. Disa ekspertë thanë se një armëpushim nuk do të zgjidhë çështjet afatgjata që kanë parandaluar një zgjidhje të konfliktit.

Top News- Kërcënohen 6 mijë institucione arsimore. Italia në panik, 300 shkolla boshatisen nga frika
11/11 19:42
Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42
Top News – Greva e parë pas 14 vitesh / Paralizohet Spanja, incidente në Madrid e Barcelonë
11/11 13:56
Top News – Putin jeton në një realitet tjetër! Zelenski: Dita e parë e bisedimeve ishte konstruktive
11/11 13:51
Top Channel/ Alarm për bomba në Itali, evakuohen qindra shkolla: “Hakerët duan probleme”!
11/11 13:50
Top News – Vjen stuhia e frikshme: Rrini në shtëpi! Rrugët të shkreta, mbyllen shkollat në Portugali
11/11 13:39
Top News – ‘Vilajeti i Mizogjinistanit’ kërcënon Italinë: Do ju shkatërrojmë! Evakuohen 300 shkolla
11/11 13:36
Top News – Irani kërcënon Trumpin / Nuk heq dorë nga uraniumi, asnjë grimcë s’del nga vendi
11/11 13:35
Top News – Sulm terrorist në bazat britanike/Mesazhe të koduara nga burgu, zbardhet komploti iranian
11/11 12:38
Top Channel/ Përplasje në BE për financimin e Ukrainës, kryeministri sllovak: Merz po bën shantazh
11/11 12:25
Top Channel/ “Britma nga ferri’: Sulme ndaj Iranit, telefonatë e tensionuar e Trump me Netanyahu-n!
11/11 12:09
Top News – Numër rekord arabësh në parlamentin e ri / Izrael, Netanyahu një hap më pranë largimit
11/11 11:57
Top News – Trump për Hegseth: Patriot i vërtetë! Sekretari i luftës nuk shkarkohet, dështon hetimi
11/11 11:53
Top News – ‘Hyni të gjithë në bunkerë!’ Po vijnë dronë nga Rusia, NATO ngre avionët luftarakë
11/11 11:52