Moska dhe Kievi kanë arritur të mërkurën një marrëveshje për të tentuar evakuimin e civilëve të bllokuar në qytetet e Ukrainës përmes nëntë korridoreve humanitare. Lajmi është bërë I ditur nga zëvendëskryeministrja ukrainase, Iryna Vereshchuk. Megjithatë, ajo shton se se nuk ishte arritur asnjë marrëveshje me Rusinë për të krijuar një korridor të sigurtë nga qendra e Mariupolit.