Rregullatorët kanadezë të mbrojtjes së privatësisë kanë nisur një hetim ndaj TikTok mbi mbledhjen e të dhënave të përdoruesve. Platforma e ndarjes së videove, në pronësi të gjigantit kinez ByteDance është vënë nën shqyrtim për shqetësimet se grumbullon dhe i jep informacione Pekinit. Masa e Kanadasë vjen pasi stafi i Komisionit Europian u urdhërua të heqë aplikacionin nga telefonat për të "mbrojtur" institucionin.