Top News – Apel i vendeve të Med-5/ Solidaritetit në paktin e ri evropian të emigracionit
21/03/2021 14:19

Gjashtë muaj pas fillimit zyrtar të negociatave mbi Paktin e ri Evropian për Emigracionin dhe Azilin, ministrat e pesë vendeve mesdhetare në vijën e frontit të emigrimit masiv drejt Evropës, ne nje conference në Athinë, kane shprehur shqetësimet kryesore qe ende mbeten te pazgjidhura duke theksuar se vazhdojne të shohin çekuilibra të konsiderueshëm në tekstet Legjislative të cilat janë larg nga parimi i solidaritetit dhe ndarja e drejtë e barrës,siç përcaktohet në nenin 80 të Konventës së BE. Qipro, Greqia, Italia, Malta dhe Spanja qe krijuan grupin "MED-5" vitin e kaluar në një përpjekje për të formuar një front të bashkuar brenda BE , përsërisin thirrjen e tyre "për një ekuilibër të nevojshëm real midis solidaritetit dhe përgjegjësisë, pasi në formën e tij aktuale, Pakti nuk siguron garanci të mjaftueshme për shtetet anëtare të vijës së frontit . Nuk eshte e mundur qe pesë vende dhe në rastin e Greqisë pesë ishuj të Egjeut, të mbajnë barrën për të gjithë kontinentin Europian. Gjithashtu diskutuam nevojën e një mekanizmi europian për kthimet dhe dëbimet. Edhe zv/presidenti I Komisionit Europian tha se ka ardhur koha që solidariteti në çështjen e emigracionit të bëhet realitet me mbrojtjen e fortë të kufijve të jashtëm të BE dhe te marrëveshje të reja dinamike me vendet e treta te origjines se emigranteve, nga Afrika, Lindja e Mesme dhe Azia e Jugut. Tani kemi ardhur në një pikë ku duhet të pajtojmë gjeografinë Europiane me solidaritetin e Evropës. Dhe nëse ekziston një shqetësim që rezulton nga këto bisedime këtu sot, është fakti qe nevoja per solidaritet të bëhet realitet. Ne takimet e punes me ministrat perkates te MED -5 ka marre pjese edhe kryeministri Mitsotakis, per te theksuar pozicionimin e Greqise dhe vendeve te vijes se frontit, tek te cilat sipas Paktit te ri bie barra me e madhe per rruajtjen e kufirit,ndersa eshte bere thirrje se do te kete garanci per te gjithe emigrantet dhe azilkërkuesit", me funksionimin e një mekanizmi të centralizuar evropian të riatdhesimit apo zhvendosjes se tyre nga nje vend ne vendin tjeter anetar. Konferenca perkoi me nje proteste te qindra emigranteve ne qender te Athines me kerkesa për sigurinë, të drejtën e azilit dhe arsimimin e gjithe atyre qe rrezikuan jeten për të mberritur në brigjet e Evropës.

Top Channel/ Vuçiç humb zgjedhjet: Fituan studentët! Nis festa në Beograd
25/10 23:15
Top News- Garë e ngushtë në Serbi/ Partia e Vuçiç me pak diferencë nga e studentëve
25/10 20:50
Top Channel / Zgjedhjet “rekord” në Serbi, studentët kundër Vuçiç, pjesëmarrje masive
25/10 19:58
Top News- ‘100 euro për votë dhe transport i paguar’/ Vuçiç ‘peshkon’ votuesit serbë në Kosovë
25/10 19:26
Top News- Sulmohet nëna e Vuçiçit/ Ngjarja ditën e zgjedhjeve, arrestohet autori
25/10 19:24
Top News- Gara për kryeministër në Serbi/ Shaip Kamberi thirrje shqiptarëve për të votuar
25/10 15:33
Top News – ‘Koalicioni shqiptar’ në zgjedhjet në Serbi / Tetë parti nën një sigël, jo më përçarje
25/10 12:22
Top News – Studentët në kurthin e ‘mitit të Kosovës’/‘Pjesë e patjetërsueshme e përbërëse’ e Serbisë
25/10 12:22
Top News – Serbia në zgjedhje, sfidohet Vuçiç / Pjesëmarrje masive, lëvizja studentore synon fitoren
25/10 12:21
Top Channel/ Zgjedhjet në Serbi/ Studentët kundër Vuçiç, 6.4 milionë qytetarë drejt kutive
25/10 11:44
Top News- Vuçiç i kundërshtoi/ BE mbron delegacionin e PE- Janë të paanshëm
23/10 18:38
Top News – Studentët trondisin Vuçiçin / ‘Të hënën do të zgjohemi në një Serbi të lirë’
23/10 12:02
Top News- Zgjedhjet në Serbi, sprova më e madhe për pushtetin e Vuçiçit
22/10 22:30
Top News- ‘Bllokada’ e dialogut Kosovë-Serbi/ Kancelari Merz: Po pengon përparimin e rajonit në BE
22/10 15:02
Top News – Studentët marshojnë drejt Beogradit / Sfidojnë Vuçiçin në zgjedhje, priten me përqafime
22/10 14:56
Top News – Rrahje, sulme kibernetike e kërcënime / Terror në Serbi, Vuçiç kërkon të zgjasë sundimin
22/10 12:09
Top News – Sulm me bombë në Athinë. Telefonata që ‘futi në kurth policinë’, katër të plagosur
21/10 18:44
Top News- 10 vite burg për Millorad Gjokoviç/ Akuzohet për krime lufte ndaj popullsisë civile
21/10 18:42
Top News – Vuçiç ‘në rrezik’ këtë të dielë / Studentët, kërcënimi më i madh për ‘sundimin’ e tij
21/10 15:05
Top News- U shënjestrua nga spiunazhi/ Prokurori serb po hetonte Kullën Trump në Beograd
20/10 20:10