Top News – Analistët për shtetësinë e Kosovës/ Vuçiç do ta njohë, thjesht po përgatit terrenin
07/03/2021 10:54

I dërguari i posaçëm i BE për dialogun Serbi-Kosovë, Miroslav Lajçak, theksoi në vizitën e tij në Beograd se dialogu Beograd-Prishtinë është thelbësor për të dyja palët dhe se status-quoja nuk është diçka që Evropa e mbështet. Ai vuri në dukje edhe se qeveritë nuk kanë luksin të zgjedhin prioritetet dhe se Europa pret vazhdimin e dialogut. Presidenti serb Aleksandar Vuçiç u shpreh se "nuk e kupton se ku është kompromisi në njohjen e ndërsjelltë të Beogradit dhe Prishtinës" dhe se "kompromisi nuk mund të jetë një deklaratë, si Gjuro do të të kërkojë ty falje, se të ka rrahur." Ai beson se pala shqiptare nuk është e gatshme për një marrëveshje, por është i kënaqur që ajo është e gatshme për dialog. Me këtë rast Presidenti i Serbisë promovoi edhe një frazë të re për zgjidhjen e problemit të Kosovës "asnjërit të gjithën, por për secilin mjaftueshëm", që është një variant tjetër në temën "më shumë se autonomi, dhe më pak se pavarësi". Kjo i shtyn analistet të mendojnë se presidenti i Serbisë është i gatshëm ta njohë Kosovën në një farë forme, nëse Serbia në këmbim do të marrë diçka. Dejan Bursaç nga Instituti për Studime Politike thotë për DW se „nuk sheh që Brukseli do të jetë në gjendje të ringjallë dialogun, nëse nuk ushtrohet presion pak më i madh, e këtë presion Brukseli nuk mund ta ushtrojë pa SHBA". Këtu sipas tij, shtrohet pyetja se si do të paraqitet Albin Kurti, i cili opinionit të brendshëm publik i paraqitet si dikush që i kundërvihet Perëndimit, por nga ana tjetër është dikush, që për gjithçka konsultohet me SHBA-në dhe Gjermaninë", thotë Bursaç. Ndërsa sipas drejtorite Institutit për Çështjet Europiane, Naim Leo Beshiri, në këtë moment qëllimi i këtij dialogu për Serbinë është vetëm se si të gjendet ndonjë model, sipas të cilit Beogradi ta njohë në mënyrë implicite apo eksplicite Kosovën. Vuçiç, thote ai, prej disa vitesh përpiqet të përgatisë terrenin per kete gje, përmes institucioneve të ndryshme, që deri tani i janë kundërvënë kësaj, si kisha, ushtria, apo edhe Akademia serbe e Shkencave dhe Arteve.

Top Channel/ Vuçiç humb zgjedhjet: Fituan studentët! Nis festa në Beograd
25/10 23:15
Top News- Garë e ngushtë në Serbi/ Partia e Vuçiç me pak diferencë nga e studentëve
25/10 20:50
Top Channel / Zgjedhjet “rekord” në Serbi, studentët kundër Vuçiç, pjesëmarrje masive
25/10 19:58
Top News- ‘100 euro për votë dhe transport i paguar’/ Vuçiç ‘peshkon’ votuesit serbë në Kosovë
25/10 19:26
Top News- Sulmohet nëna e Vuçiçit/ Ngjarja ditën e zgjedhjeve, arrestohet autori
25/10 19:24
Top News- Gara për kryeministër në Serbi/ Shaip Kamberi thirrje shqiptarëve për të votuar
25/10 15:33
Top News – ‘Koalicioni shqiptar’ në zgjedhjet në Serbi / Tetë parti nën një sigël, jo më përçarje
25/10 12:22
Top News – Studentët në kurthin e ‘mitit të Kosovës’/‘Pjesë e patjetërsueshme e përbërëse’ e Serbisë
25/10 12:22
Top News – Serbia në zgjedhje, sfidohet Vuçiç / Pjesëmarrje masive, lëvizja studentore synon fitoren
25/10 12:21
Top Channel/ Zgjedhjet në Serbi/ Studentët kundër Vuçiç, 6.4 milionë qytetarë drejt kutive
25/10 11:44
Top News- Vuçiç i kundërshtoi/ BE mbron delegacionin e PE- Janë të paanshëm
23/10 18:38
Top News – Studentët trondisin Vuçiçin / ‘Të hënën do të zgjohemi në një Serbi të lirë’
23/10 12:02
Top News- Zgjedhjet në Serbi, sprova më e madhe për pushtetin e Vuçiçit
22/10 22:30
Top News- ‘Bllokada’ e dialogut Kosovë-Serbi/ Kancelari Merz: Po pengon përparimin e rajonit në BE
22/10 15:02
Top News – Studentët marshojnë drejt Beogradit / Sfidojnë Vuçiçin në zgjedhje, priten me përqafime
22/10 14:56
Top News – Rrahje, sulme kibernetike e kërcënime / Terror në Serbi, Vuçiç kërkon të zgjasë sundimin
22/10 12:09
Top News – Sulm me bombë në Athinë. Telefonata që ‘futi në kurth policinë’, katër të plagosur
21/10 18:44
Top News- 10 vite burg për Millorad Gjokoviç/ Akuzohet për krime lufte ndaj popullsisë civile
21/10 18:42
Top News – Vuçiç ‘në rrezik’ këtë të dielë / Studentët, kërcënimi më i madh për ‘sundimin’ e tij
21/10 15:05
Top News- U shënjestrua nga spiunazhi/ Prokurori serb po hetonte Kullën Trump në Beograd
20/10 20:10