Top News/ Amerika ka ‘pushtuar’ hapësirën / ’Lufta e Ftohtë e satelitëve’, Kina dhe Rusia në ‘ethe’
27/05/2024 11:59

Për qeveritë dhe analistët e sigurisë, sulmi kibernetik nënvizoi se si satelitët mund të bëhen një objektiv kyç gjatë luftës. Ndërsa vendet dhe kompanitë ndërtojnë konstelacione satelitore, një numër në rritje qeverish po konkurrojnë për teknologji që mund të prishë apo edhe të shkatërrojë asetet e kundërshtarëve, jo vetëm në tokë, por edhe në hapësirë. Përfshirë bllokimin e sinjaleve, lazerët me fuqi të lartë për të verbuar sensorët e imazhit, raketat anti-satelitore dhe anije kozmike me kapacitet për të ndërvepruar me të tjerë në orbitë, teknologji hapësinore që ekspertët thonë se fuqitë kryesore si Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Kina mund t’i përdorin për të synuar satelitët e njëri-tjetrit. Një shembull ekstrem i një arme potenciale të hapësirës u vu në qendër të vëmendjes në fillim të këtij viti kur inteligjenca amerikane sugjeroi, sipas raportimit të CNN, se Rusia po përpiqej të zhvillonte një armë bërthamore kundër satelitëve të vendosur në hapësirë, një pretendim që Moska e ka mohuar. Një armë e tillë mund të ketë ndikime të gjera, shkatërruese, për shembull, mund tyë shkatërrojë satelitët ku bota mbështetet për të parashikuar motin dhe për t'iu përgjigjur fatkeqësive, apo edhe për të ndikuar potencialisht në sistemet globale të navigimit të përdorura për gjithçka, që nga bankat dhe transporti i ngarkesave e deri tek dërgimi i ambulancave. Dhe e gjithë kjo po ndodh në një epokë të re të përqëndrimit në hapësirë, ku SHBA dhe Kina po konkurrojnë për të derguar astronautë në Hënë dhe për të ndërtuar baza kërkimore atje ndërkohë që përparimet në teknologjinë e lëshimit të satelitëve nënkuptojnë një numër në rritje të aktorëve, përfshirë kundërshtarët e SHBA-së. si Koreja e Veriut dhe Irani, që po vendosin asete në orbitë. Dhe ndërsa rivalitetet gjeopolitike rriten në Tokë, ekspertët thonë se Pekini dhe Moska janë gjithnjë e më të interesuar në gjetjen e mënyrave për t'i mohuar SHBA-së, si vendi me më shumë kapacitete të lidhura me hapësirën, në tokë, aftësinë për t'i përdorur ato.

Top News – Me luftë, ose jo! SHBA paralajmëron Iranin: Hormuzin do ta hapim
31/03 10:42
Top News – BE dënon ashpër Izraelin. Ligji me vdekje për palestinezët, diskriminues
31/03 10:31
Top News – Izraeli miraton ligjin radikal. Dënim me vdekje për palestinezët
31/03 10:15
Top Channel/ Trump: Sulmojmë centralet e Iranit, nëse s’ka marrëveshje
30/03 23:01
Top News- Gjermania largon emigrantët, Merz: Do të kthehen në shtëpi brenda 3 viteve
30/03 23:00
Top Channel/ Tensionet për Ngushticën e Hormuzit, Rubio paralajmëron Iranin: Nuk do e kontrolloni
30/03 23:00
Top News- Bombardues në ajër dhe 17,000 trupa, SHBA gati për sulm/ Kush janë objektivat
30/03 22:50
Top News- Zelensky “plas bombën”: Aleatët po na kërkojnë të zvogëlojmë sulmet ndaj Rusisë
30/03 22:49
Top Channel/ Sulm amerikano-izraelit në një jetimore pranë Teheranit, dy të vrarë e pesë të plagosur
30/03 21:47
Top Channel/ Irani, tjetër raketë ndaj Turqisë, kërcënon Ankaraja: Do përgjigjemi pa hezitim
30/03 20:04
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Do ju hedhim në erë, nëse bllokoni marrëveshjen!
30/03 15:21
Top News – Bllokada ekonomike nga SHBA. Rusia në krah të Kubës, i dërgon 100 mijë tonë naftë
30/03 14:25
Top Channel/ Vritet kreu i marinës iranian, Izraeli godet bllokuesin e Ngushticës së Hormuzit
30/03 14:15
Top Channel/ Dronët në treg, lufta me Iranin hap tregun për teknologjinë ushtarake të Ukrainës
30/03 14:13
Top Channel/ Spanja mbyll hapësirën ajrore, ndalohet kalimi i avionëve amerikanë që nisen për luftë
30/03 14:13
Top News – Irani nuk pranon kërkesat e Trump. Teherani rrëzon planin e paqes-Vazhdojmë me luftën!
30/03 13:32
Top Channel/ AI jep këshilla të gabuara, studimi: Chatbot-et përkëdhelin përdoruesit dhe…
30/03 12:17
Top News – Irani prezanton planin. Haraç për Hormuzin, asnjë anije nuk do kalojë pa paguar
30/03 12:09
Top News – Spanja mbyll qiellin. Madridi distancohet nga ofensiva SHBA-Izrael
30/03 12:02
Top Channel/ Miratohet buxheti i luftës, Izraeli rrit ndjeshëm shpenzimet, shmang zgjedhjet
30/03 11:51