Top News – Ambasadorja amerikane/ Risjell në vëmendje vendimin e DASH
20/11/2020 14:21

Një ditë pasi Gjykata e Posaçme Anti-Korrupsion vendosi marrjen si të pandehur të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, ambasadorja amerikane Yuri Kim ka risjellë në vëmendje vendimin e DASH të shkurtit të vitit të 2018, ku i ndalonte hyrjen në SHBA atij dhe familjes së tij. Diplomatja amerikane thotë se vendimi mbetet ende në fuqi. Të enjten Gjykata e Posaçme Anti-Korrupsion hoqi sekuestron e vendosur ndaj pasurive të ish kryeprokurorit Adriatik Llalla pas 1 vit e gjysmë hetim. Vendimi u mor nga gjyqtarja paraprake, Irena Gjoka, e cila vendosi se ish kryeprokurori do të kalojë në gjykim si i pandehur. Ai do të gjykohet në Gjykatën e Posaçme për akuzën e fshehjen të pasurisë dhe deklarim të pasaktë të pasurive në tre raste sipas një hetimit të çelur në prokurorinë e Durrësit, menjëherë sapo organet e vettingut dorëzuan rezultatet e tyre. Çfarë thoshte njoftimi i DASH, i 14 shkurtit 2018 Sekretari i Shtetit Rex Tillerson ka miratuar masën e ndalimit për shkak të përfshirjes së ish-zyrtarit shqiptar në raste të mëdha korrupsioni. Por, e njëjta masë është marrë edhe ndaj familjarëve të Llallës, teksa ligjet amerikane parashikojnë që në rastet kur ka informacione të besueshme se zyrtarë të huaj përfshihen në raste madhore korrupsioni, ose në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, këtyre individëve dhe familjes së tyre të afërt, u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara. Po ashtu, ligji parashikon që Sekretari i Shtetit ka të drejtë që sanksionet ndaj këtyre individëve dhe familjeve të tyre, t’i miratojë privatisht ose publikisht. Përveç Llallës, Sekretari Tillerson ka miratur ndalimin e hyrjes në Amerikë edhe të bashkëshortes së tij Ardjana Llalla, të vajzës Eni Llalla dhe një fëmije tjetër të tij, që nuk ka shtetësinë amerikane.

Top News- Operator i ri kombëtar për karburantet, detaje nga marrëveshja me kompaninë italiane
28/06 11:17
Top News- A do bëhet Rama mbret? Kryeministri sqaron letrën dhe librin “The Albanian Files”
28/06 11:16
Top News- Çfarë ndodhi në takimin me Macron? Rama jep detaje nga biseda me presidentin francez
28/06 11:16
Top News- Kapitull i ri për infrastrukturën digjitale, Rama: Gati programi “Rilindja Urbane 2.0”
28/06 11:15
Top Channel/ “The Albanian Files”/ “Bëhu mbret”, Rama për letrën e arkitektit: Përdor satirë e ironi
28/06 11:02
Top Channel/ Eurodeputetja radikale italiane në protestén e Tiranës, e arrestuar në Hungari
27/06 23:22
Top Channel/ Rama nxjerr video nga Banjat e Bënjës: Fitoi e vërteta!
27/06 23:21
Top Channel/ Shqipëri-RMV, me një pikë kufitare! Firmoset marrëveshja mes dy vendeve
27/06 23:02
Top Channel/ “Policët i kanë marrë protestuesit”, aktori i njohur në protestë: Turp
27/06 22:58
Top Channel/ “S’kishte drita dje në Dhërmi, po sabotoni…”, protestuesi denoncon para Kryeministrisë
27/06 22:57
Top Channel/ “Si e ka emrin ai se s’po me kujtohet?”, qytetari merr megafonin në protestë dhe…
27/06 22:12
Top Channel/ Qytetarët ‘ngujohet’ te Kryeministria: Do krijojmë Kuvend dhe…
27/06 22:08
Top Channel/ Flamingot ‘parakalojnë’ para Kryeministrisë, qytetarët : Rama jepe dorëheqjen
27/06 21:19
Top Channel/ “Këtu te ju është…”, eurodeputetja italiane vjen në protestë në Tiranë
27/06 21:18
Top Channel/ Banorët e Durrësit në protestë, s’pranojnë parkimin me pagesë në rrugët e qytetit
27/06 21:16
Top Channel/ S’ndalen qytetarët, shkojnë te Kryeministria, mesazhe për Ramën
27/06 20:23
Top News – Dita e 28 e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
27/06 20:16
Top Channel/ Diaspora sërish në protestë, qytetarët kundër Ramës dhe klasës politike
27/06 19:55
Top Channel/ Semani mbytet nga mbetjet, vullnetarë vendas e të huaj pastrojnë pyllin
27/06 19:48
Top Channel/ Arrihet marrëveshja, vetëm një ndalesë në pikat doganore Shqipëri-RMV
27/06 16:03