Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, tha se beson se më 31 dhjetor, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë do të jetë funksionale. Kim tha se për këtë ka marrë fjalën edhe nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, dhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ajo tha se korrupsioni në Shqipëri është një kancer dhe se është i tillë si në reputacion, ashtu dhe në realitet.