Udhëheqësit e BRIKS, aleancës së brishtë të vendeve në zhvillim vendosën gjatë kësaj jave që të ftojnë në koalicionin e tij edhe gjashtë vende të tjera. Argjentina, Irani, Egjipit, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Etiopia u ftuan që të bëhen pjesë e kësaj aleance në përfundim të samitit të BRIKS, që aktualisht përbëhet nga Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut.