Top News-Alarm nga covid dhe gripi stinor/Mbingarkesë në spitale, 13 pacientë janë rëndë
21/01/2022 20:06

Koronavirusi dhe gripi sezonal të cilët kanë kapluar vendin tonë prej gati një muaji, kanë ndikuar në rritjen e shifrave të infektimeve dhe të viktimave, ku në të gjithë vendin janë mbi 24 mijë raste aktive, përfshirë këtu qytetarë të të gjitha moshave, nga foshnjat deri tek të moshuarit. I gjithë vendi është në një situatë të ngarkuar, ku spitalet janë të mbingarkuar nga pacientë, të cilët janë të infektuar por edhe nga ata të cilët paraqiten me simptopmat e gripit. Por jo vetëm spitalet, edhe në institucione private ka mungesë të theksuar të stafit si pasojë e gripit të përhapur. Kjo e premte sërish ka shënaur një numër të lartë të rasteve të reja. Në 24 orë, raportohet se 2 mijë e 670 qytetarë janë infektuar me koronavirus, pas 9,485 testimeve të kryera. Tirana paraqitet qarku me rrezikshmëri më të lartë, ku vetëm në kryeqytet janë shënuar 1 mijë e 434 raste. Sa I përket viktimave, ministria e shëndetësisë ka raportuar se 6 qytetarë nuk mundën të fitojnë betejën me virusin e rrezikshëm. Njëri nga viktimat është një 36 vjecar nga Saranda, ndërsa të tjerët janë të moshve 62 deri në 84 vjec. Në njoftimin zyrtar, I cili raporothet cdo ditë nga ministria bëhet me dije se aktualisht në spitalet covid po marrin trajtim 134 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar. Ndërsa po gjatë këtij harku kohorë, janë shëruar 2,152 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 216,785 që nga fillimi i epidemisë.

Top Channel/ Hegseth përdor Kosovën për t’u mbrojtur nga shkarkimi
10/11 23:34
Top Channel/ Debati për Shqipërinë në PE, vlerësohet raporti, por ka edhe kritika
10/11 23:28
Top Channel/ Spanjë, ekzekutohet shqiptari në atentat mafioz
10/11 23:25
Top Channel/ Debati për gjuhën shqipe, RMV i kërkon ndiihmë Komisionit të venecias
10/11 23:20
Top Channel/ E quajti shkodrën qytet serb, 3 vite burg politikanit malazez
10/11 23:17
Top Channel/ “Më ofruan para për intervista”! ”Skifteri” Dorian Puka publikon bisedat me mediat
10/11 22:12
Top Channel/ Kryeministri Rama publikon pamje nga mbrëmja e pritjes së organizuar nga Emanuel Macron
10/11 21:48
Top News – Shtypi me makinë dy fëmijë. Dërgohet në gjyq shoferi 57-vjeçar Nikoll Radaçi
10/11 20:45
Top News- Vrasja e Ardian Nikulajt, “rrëfehet” vrasësi portugez: E njoh Haxhinë, por…
10/11 20:20
Top News-‘Protestat, si tenxhere ku zien gjithçka’/ Rama: Opozita fshihet pas të rinjve të dhunshëm
10/11 20:12
Top Channel/ Procesi për vrasësin e Nikuljat, portugezi Saraiva kërkon ti shpëtojë burgut
10/11 20:08
Top Channel/ Strasburgu: Arrestimi i Belerit, i ligjshëm! Shkelje me afatet e paraburgimit
10/11 20:04
Top Channel/ Bien kreditë me probleme në banka, pranë nivelit më të ulët në 19 vite
10/11 20:02
Top Channel/ Asambleja e PS të shtunën, Veliaj kërkon të marrë pjesë, letër SPAK
10/11 19:59
Top Channel/ Ambasadorja e BE bën bashkë Gjiknurin dhe Bylykbashin: Dialog për Zgjedhoren
10/11 19:57
Top News–Tashës së TikTokut i bie të fikët/OSHEE i ndërpret energjinë: Kam paguar të gjitha faturat
10/11 19:55
Top Channel/ Rama nga Parisi: Radikalët nxitën dhunë! Synojmë të mbyllim negociatat brenda 2027
10/11 19:53
Top Channel/ Ligj për mbrojtjen e protestuesve, gati “kundërmasat” për paditë abuzive
10/11 19:51
Top Channel/ Forumi i Paqes/Rama nga Parisi flet për protestat:Opozita pas të rinjve të radikalizuar
10/11 19:30
Top Channel/Aksident në hyrje të Sarandës, makina përplas këmbësorin, dërgohet me urgjencë në spital
10/11 19:27