Hetuesit italianë kanë identifikuar trupin e pajetë që u gjet në datën 20 mars në një provincë të Breshias, teksa konfirmohet se ajo është Carol Maltesi. 26-vjeçarja, e masakruar është një aktore e filmave për të rritur, e njohur me emrin e artit si Charlotte Angie. Trupi i Maltesit u hodh në greminë, teksa autori i krimit makabër e kishte copëtuar dhe futur në 15 thasë të zinj. Në prangat e policisë ka rënë një 43-vjeçar mik i viktimës.