Një aksion I gjerë policor kundër narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje u zhvillua nga policia në Sarandë. 20 persona u ndaluan si dhe u sekuestruan gjithashtu sasi të lëndës narkotike kokainë dhe kanabis, të ndara në dhjetëra doza me qëllim shitjen, 4 automjete, 19 aparate celulare dhe një shumë parash, në lekë dhe euro. Operacioni I koduar “Vjeshta” u zhvillua pas një hetimi 2 mujor me metoda proactive. Për të gjithë të ndaluarit gjykata ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg, ndërsa gjatë kontrolleve të ushtruara, dy prej të ndaluarve, Denis Saliajt 22 vjec, dhe Shefqet Bezhanit 20-vjeç, iu gjet nga një pistoletë, të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme në Institutin e Policisë Shkencore.