Katër persona u plagosën në një aksident rrugor mbrëmjen e kësaj të premteje në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës", në Fier. ngjarja ndodhi rreth orës 20:00, ku një makinë tip benz humbi kontrollin e doli nga rruga. gjatë aksidentit mjeti u përmbys, ndërsa morën plagë të shumta shoferi 44-vjeçar dhe tre pasagjerët. ata u dërguan me urgjencë drejt spitalit. mësohet se njëri prej tyre, një 17-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë. ndërkoëh të tjerët jashtë rrezikut për jetën. shkak për aksidentin paraprakisht dyshohet se u bë shpejtësia e lartë.