Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të marten, në aksin rrugorë Milot Rrëshën. Dy automjete janë përplasur kokë më kokë, ndërsa 4 persona kanë mbetur të plagosur nga përplasja e fortë. Burimet policore bënë me dije se 4 shtetas janë dërguar menjëherë në spitalin e Traumës dhe po marrin trajtim mjekësorë të specializuar. Mes të plagosurve ishin edhe vajza. Ngjarja është regjistraur rreth orës 16 e 55 në Skuraj. Nga videot e filmuara nga vendi i ngjarjes, dukeshin pamjet ku 2 automejtet tip Ford dhe Renault ishin bërë copë. Kanë qenë qytetarët e zonës që iu kanë shkuar në ndihmë të plagosurve dhe më pas edhe policia. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.