Top News – Afganët vodhën fondet amerikane. 20 vite korrupsion, 26 mln dollarë…një kafaz pulash
04/08/2025 21:00

Një agjenci qeveritare e Shteteve të Bashkuara e themeluar më 2008 për të vlerësuar përpjekjet amerikane për të mbështetur Afganistanin ka dorëzuar raportin e fundit në Kongres – në të cilin përmenden shpërdorime masive të fondeve dhe “korrupsion i përhapur masivisht” gjatë ndërhyrjes 20-vjeçare të Perëndimit. Raporti është përpiluar nga Inspektori i Përgjithshëm Special për rindërtim të Afganistanit, agjenci qeveritare dhe është publikuar më 30 korrik, dy javë para përvjetorit të katërt të rikthimit të talibanëve në pushtet në Afganistan. Në kapitullin e titulluar “Gjetjet kryesore në fund të misionit” theksohet se Qeveria afgane e përkrahur nga Perëndimi, me raste nuk i ka pëlqyer projektet që i kanë propozuar Shtetet e Bashkuara. Agjencia thotë se fondet amerikane janë vjedhur masivisht nga qeveritë afgane ndër vite dhe si shembull sjell shpërdorimin me vlerë 26 milionë dollarë për të ndërtuar pesë pika kufitare. Nga hetimi i agjencisë rezultoi se pikat e ndërtuara ishin me vlerë modeste, që nuk tejkalonte disa qindra mijëra dollarë, madje në një rast si pikë kufitare ishte vendosur një kafaz i ngjashëm me atë të pulave.

Top News- Perëndimorët bëhen bashkë krah Kievit/ Macron: Do të jemi të pranishëm në tokë
04/09 21:51
Top News- Kolegji rrëzon PD për 11 Majin/ I hapet rruga konstituimit të Parlamentit të ri
04/09 21:44
Top News- Spiunia serbe në OSBE/ Veproi kundër Kosovës, i dha informacione agjentëve të BIA-s
04/09 19:37
Top News- Kurti drejt Kryeministrisë/ Pritet mbledhja brenda VV dhe miratimi I Osmanit
04/09 19:31
Top News – Vakanca në Gjykatën Kushtetuese. KED kualifikon 6 kandidatë, tërhiqet Denar Biba
04/09 19:30
Top News–PD humb betejën ligjore për zgjedhjet e 11 majit. Rrëzohen pretendimet për farsë elektorale
04/09 18:25
Top News – Vijojnë shembjet e objekteve pa leje. Rama – Ecim pa ndalim
04/09 18:09
Top News- Bota e modës në zi/ Ndërron jetë stilisti italian Giorgio Armani
04/09 17:50
Top News – Kroacia asgjëson 5.5 tonë pjeshkë. AKU inspekton subjektin: Produkti, jo në tregun vendas
04/09 17:38
Top News- Kapet ‘Kimisti’ në Kolumbi, në kërkim nga SPAK për laboratorin e drogës në Fier
04/09 17:37
Top News – Rama batuta me demokratin. ‘Hurdhrën e paskemi me vete, do kemi sukses’
04/09 17:03
Top Channel/ Çfarë po ndodh? Anija luftarake amerikane zbarkon në Porto Romano
04/09 16:55
Top News- Diskutohet Kodi i Ri Penal, Manja: Miratohet kur të marrë vulën në Bruksel
04/09 16:08
Top News – Rama prezanton planin e ri për turizmin. Ndalohet muzika, ridimensionim për bregdetin
04/09 16:03
Top News – ‘Do ia heqim nga dora privatëve plazhet e dhunuara’ Rama për ridimensionimin e turizmit
04/09 15:57
Top News – ‘Jo më çmime marramendëse për një shezlong në Ksamil.’ Rama kërkon cilësi turistike
04/09 15:57
Top News – Rama përgënjeshtron me shifra pretendimet për rënien e numrit të vizitorëve
04/09 15:54
Top News – ‘Tashmë prioritet për qeverinë cilësia e turizmit, jo numri i turistëve’
04/09 15:53
Top News – ‘Plazhi i Ksamilit, i dhunuar, pre e injorantëve’ Rama i ashpër me privatizimet
04/09 15:53
Top Channel/ Thjeshtësohen ndërhyrjet në tru! Mikroskopi i ri mbërrin te neurokirurgjia
04/09 15:42