Presidenti amerikan Joe Biden ka reaguar ndaj Rusisë, lidhur me grumbullimet në kufirin me Ukrainën dhe mundësisë që Kremlini të marrë veprime ushtarake për pushtimin e Ukrainës. Biden shprehet se ta bëjë “shumë, shumë të vështirë” për Presidentin rus Vladimir Putin që të ndërmarrë veprime ushtarake në Ukrainë, duke thënë se administrata e tij po përpilon një sërë iniciativash për të ulur agresionin rus.