Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kërkoi presidentit amerikan Joe Biden të mos i vendosë sanksione oligarkut rus Roman Abramovich pavarësisht bujës që ka bërë sekustrimi i pasurisë së tij në Britani. Kërkesa ka ardhur në mënyrë që ish-presidenti i Chelseat të mund vazhdonte të vepronte si ndërmjetës mes Moskës dhe Kievit. Zelensky thotë Abramovich kishte ndikim të kufizuar mbi Putinin, por ishte i përfshirë, sepse ai ishte rusi i vetëm që pranoi kërkesën e Ukrainës për ndihmë. Kremlini po ashtu ka konfirmuar se Abramovich, ka luajtur rol në bisedimet e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës.