Kryeministri, Dritan Abazovivc pranoi për herë të parë të enjten se qeveria e tij mund të binte për shkak të përpjekjeve të disa partive për zgjedhje të parakohshme dhe destabilitet. Lideri i parë shqiptar i vendit fqinj thotë se kushdo që dëshiron të rrëzojë qeverinë, dëshiron të distancojë Malin e Zi nga Bashkimi Evropian. I pyetur nëse vihet në pikëpyetje mbijetesa e pushtetit ekzekutiv, Abazovic thotë se skenari për rrëzimin e tijk ka filluar.