Top News – Abazoviç i prerë për Srebrenicën/ ‘ Ka ndodhur genocid dhe pikë’!
30/03/2021 13:58

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazovic deklaroi qartazi se ajo cfarë ndodhi në Srebrenicë gjatë luftës ishte genocid dhe nuk ka më vend për diskutim. “Kush nuk e kupton këtë, nuk ka vend në pozitat shtetërore. Le të shikojmë drejt së ardhmes, kemi shumë punë për të bërë", ka shkruar ai në Tëitter. Qëndrimi i numrit dy të qeverisë malazeze erdhi pas reagimeve të forta ndërkombëtare ndaj deklaratave të ministrit të Drejtësisë dhe Pakicave në Mal të Zi, Vladimir Leposavic, të cilat u cilësuan si mohim apo relativizim i gjenocidit në Srebrenicë. Duke iu përgjigjur pyetjes së një deputeti nëse, si ministër drejtësie do të ishte i gatshëm të pranonte që në Srebrenicë ka ndodhur genocid, Leposavic tha se ai nuk mund të njihte ose të mos e njihte një ngjarje "për të cilën nuk ka njohuri". Fill pas kësaj, Bashkimi Europian bëri thirrje që të mos relativizohet apo mohohet genocidi në Srebrenicë, duke thënë se zyrtarët në të gjitha shtetet që synojnë integrim në BE duhet të jenë të gatshëm të respektojnë vlerat evropiane, ndër të cilat është edhe trajtimi me respekt i viktimave të genocidit dhe krimeve të luftës. Më herët, edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Podgoricë ishte shprehur e shqetësuar nga pohime të tilla që vinin në dyshim atë që ka ndodhur në Srebrenicë të Bosnjë dhe Hercegovinë, gjatë luftës së vitit 1995.

Top Channel/ Vuçiç humb zgjedhjet: Fituan studentët! Nis festa në Beograd
25/10 23:15
Top News- Garë e ngushtë në Serbi/ Partia e Vuçiç me pak diferencë nga e studentëve
25/10 20:50
Top Channel / Zgjedhjet “rekord” në Serbi, studentët kundër Vuçiç, pjesëmarrje masive
25/10 19:58
Top News- ‘100 euro për votë dhe transport i paguar’/ Vuçiç ‘peshkon’ votuesit serbë në Kosovë
25/10 19:26
Top News- Sulmohet nëna e Vuçiçit/ Ngjarja ditën e zgjedhjeve, arrestohet autori
25/10 19:24
Top News- Gara për kryeministër në Serbi/ Shaip Kamberi thirrje shqiptarëve për të votuar
25/10 15:33
Top News – ‘Koalicioni shqiptar’ në zgjedhjet në Serbi / Tetë parti nën një sigël, jo më përçarje
25/10 12:22
Top News – Studentët në kurthin e ‘mitit të Kosovës’/‘Pjesë e patjetërsueshme e përbërëse’ e Serbisë
25/10 12:22
Top News – Serbia në zgjedhje, sfidohet Vuçiç / Pjesëmarrje masive, lëvizja studentore synon fitoren
25/10 12:21
Top Channel/ Zgjedhjet në Serbi/ Studentët kundër Vuçiç, 6.4 milionë qytetarë drejt kutive
25/10 11:44
Top News- Vuçiç i kundërshtoi/ BE mbron delegacionin e PE- Janë të paanshëm
23/10 18:38
Top News – Studentët trondisin Vuçiçin / ‘Të hënën do të zgjohemi në një Serbi të lirë’
23/10 12:02
Top News- Zgjedhjet në Serbi, sprova më e madhe për pushtetin e Vuçiçit
22/10 22:30
Top News- ‘Bllokada’ e dialogut Kosovë-Serbi/ Kancelari Merz: Po pengon përparimin e rajonit në BE
22/10 15:02
Top News – Studentët marshojnë drejt Beogradit / Sfidojnë Vuçiçin në zgjedhje, priten me përqafime
22/10 14:56
Top News – Rrahje, sulme kibernetike e kërcënime / Terror në Serbi, Vuçiç kërkon të zgjasë sundimin
22/10 12:09
Top News – Sulm me bombë në Athinë. Telefonata që ‘futi në kurth policinë’, katër të plagosur
21/10 18:44
Top News- 10 vite burg për Millorad Gjokoviç/ Akuzohet për krime lufte ndaj popullsisë civile
21/10 18:42
Top News – Vuçiç ‘në rrezik’ këtë të dielë / Studentët, kërcënimi më i madh për ‘sundimin’ e tij
21/10 15:05
Top News- U shënjestrua nga spiunazhi/ Prokurori serb po hetonte Kullën Trump në Beograd
20/10 20:10