Lajmi se anijet ruse spiune janë aktive në brigjet britanike ka alarmua mediat dhe ekspertët në Mbretërinë e Bashkuar, për një sulm rus, të provokuar në Britani por edhe vendet e tjera europiane. Deputeti i Partisë Konservatore dhe anëtar i Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Britanik, Bob Seely, ngre alarmin se Rusia dhe Kina, po përgatiten për një konflikt më të gjerë.