Greqia mblodhi të premten liderët e Evropës Juglindore në Selanik me shpresën se zëri i Athinës do ta bindë Bashkimin Europian ta “adoptojë” Ballkanin në familjen europiane. Kryeministri grek Qiriako Mitsotakis e ka bërë të qartë së synon që influenca greke të rikthehet përsëri në rajon, duke çuar përpara edhe flamurin e integrimit. Ai kërkoi me tonë të prera që brenda dy javësh të hapeshin negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duke e kthyer orën mbrapa të Konferenca e Selanikut. Kjo konferencë vuloi gati dy dekada më parë fatin e Ballkanit në BE.