Një 40-vjeçar greek është arrestuar të premten në Spartë, me akuzën se ka përdhunuar në mënyrë sistematike vajzën e tij 9-vjeçare. Arrestimi është kryer pas denoncimit të bashkëshortes dhe nënës së fëmijës. Sipas mediave greke, 9-vjeçarja i ka rrëfyer nënës së saj ngjarjen e rëndë, ku më pas kanë bërë edhe denoncimin në polici. Policia greke i është vënë në ndjekje të të dyshuarit dhe kanë arritur ta arrestojnë jashtë qytetit. Pasi kanë kontrolluar celularin e tij, efektivët kanë gjetur foto dhe video me material pornografik me vajzën e tij.