Erdogan mbërriti në aeroportin e Rinasit rreth orës 10 e 30 minuta, në ditët e 554-vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skëndërbeu. Një delegacion i posaçëm për vizitën e Erdogan, qëndronte në aeroportin ‘Nënë Tereza’ për të mirëpritur presidentin turk, i cili në momentin e mbërritjes nuk i dha dorën asnjërit prej të pranishmëve, duke i përshëndetur me dorën në zemër.