Top News – 73 mld lekë borxh/ Shënon rekord defiçiti buxhetor
15/12/2020 11:09

Përballimi i situatës së pandemisë, që u shoqërua me rënien e të ardhurave dhe rritja e shpenzimeve për të neutralizuar efektet e kësaj krize dhe për rindërtimin pas tërmetit e kanë çuar deficitin buxhetor në rreth 73 miliardë lekë për janar-nëntor 2020, ose 590 milionë euro. Kjo është shuma që qeveria është detyruar të marrë borxh në këta 11 muaj për të përballuar situatën e krijuar nga pandemia. Ky është niveli më i lartë i deficitit buxhetor të raportuar nga buxhetit i shtetit, që nga viti 1993. Më herët, rekordi ishte vendosur në vitin 2009, që përkon me periudhën kur po ndërtohej rruga Durrës-Kukës. I lartë ishte deficiti edhe në 2013-n, periudhë e ndërrimit të pushteteve, që u shoqërua me rënie të të ardhurave buxhetore dhe krijim të detyrimeve të prapambetura. Për 11 muajt e këtij viti, në buxhetin e shtetit janë arkëtuar rreth 383 miliardë lekë, me një rënie prej 9.1% (-38 mld lekë) në krahasim me faktin e të njëjtës periudhë të një viti më parë. Shpenzimet totale ishin 455 miliardë lekë, me një rritje prej 5.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rritja e shpenzimeve është ndikuar nga fondi i kontigjencës prej 12 miliardë lekë për paketën sociale anti-¬Covid-19. Në rritje ishin edhe shpenzimet kapitale, që arritën në 83 miliardë lekë, me një rritje prej 15% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Këtu futen dhe shpenzimet për tërmetin, që nuk jepen të detajuara në buxhet. Shpenzimet për personelin kanë rënë me 0.5%. qeveria ka kursyer edhe nga interesat, shpenzimet për të cilat janë tkurrur me 2% me bazë vjetore për periudhën janar-nëntor, teksa normat e interesit janë në nivele minimale. Në raport me planin, janë realizuar vetëm 87% e shpenzimeve, çka ka bërë që edhe deficiti buxhetor të jetë gati 40% më i ulët sesa parashikimi.Kursimi më i madh është bërë për shpenzimet kapitale, të cilat janë realizuar vetëm 82% të planit të 11 mujorit, ose rreth 13 miliardë lekë më pak.Të ardhurat për 11 mujorin janë tkurrur me 9.1% me bazë vjetore, nga -3% që parashikohej të reduktoheshin në pritshmëritë optimiste të buxhetit të rishikuar në mes të vitit.

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Tronditet Netanjahu, rivali i tij mandatohet për qeverinë e re
08/11 20:24
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Burnham letër Albin Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale
08/11 20:15
Top Channel/ Gjykata nxjerr nga qelia mësuesin, u akuzua nga 7 nxënëse për ngacmim
08/11 19:59
Top Channel/ Elektricistët, 9 viktima në një vit! Ekspertët: Situatë alarmante
08/11 19:54
Top Channel/Alarmi për qumështin me aflatoksinë, analizat zbulojnë nivelin më të larta se norma e BE
08/11 19:49
Top Channel/Zgjedhorja, PD-PS rikthehen në tryezë, mblidhet të hënën Komisioni pa akord për agjendën
08/11 19:44
Top News- Parandalohet vrasja në Vlorë/ Tentoi të nxirrte armën gjatë sherrit, ndërhyn policia
08/11 19:20
Top Channel/ Sulmet ruse lënë mijëra banorë pa energji, Putini godet ekonominë e Ukrainës
08/11 19:09
Top Channel/ TikTok në telashe me BE-në! Algoritmi rrezikon shëndetin mendor
08/11 19:09
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top News- Autoboti me qumësht përplaset me motorin, aksident në aksin Fier-Libofshë
08/11 18:33
Top News- ‘Kam themeluar pluralizmin’/ Berisha: Studentët në Shqipëri, s’kanë lidhje me Serbinë
08/11 18:30
Top Channel/ Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti që transportonte qumësht përplaset me motorin
08/11 18:23
Top News- Kosova në BE, rruga ‘kalon nga Serbia’/ Aplikimi për anëtarësim s’ka mbërritur në komision
08/11 18:00