Pas afërsisht dy vitesh nga konfirmimi i rastit të parë me Covid 19, virusi vijon të përhapet me ritme të shpejta në vendin tonë. Bilanci i ministrisë së shëndetësisë shënon 376 qytetarë të infektuar në harkun kohor të vetëm 24 orëve, ndërkohë që numri total i pacientëve aktivë në vend kap shifrën e 5,165 pacientëve. Listën e numrit të të infektuarve e kryeson Tirana, për t’u ndjekur nga qyteti i Fierit, Shkodrës dhe Durrësit. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, fatkeqësisht 6 qytetarë nuk arritën t’i mbijetonin virusit vdekjeprurës në 24 orët e fundit. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 117 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar.