Top News – 6 marrëveshjet e fshehta/ Prej 1927 ekstradime me Shqipërinë
22/12/2020 12:00

Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Irlanda e Veriut, Gjermania, Rusia dhe Rumania janë 6 shtetet me të cilat Shqipëria ka pasur marrëveshje ekstradimi, edhe pse jashtë kornizës diplomatike. Në dokumentet zyrtare marrëveshja për ekstradim dypalësh të kriminelëve shkruhet se me Mbretërinë e Bashkuar, Shqipëria ka firmosur në vitin 1927, 15 vjet pas Pavarësisë së Shqipërisë. Pas Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës në 1927, në 1933 është firmosur me Amerikën, në 1958 me Bashkimin Sovjetik dhe një vit më vonë me Republikën Demokratike Gjermane. Ndërsa në 1961 Shqipëria firmos dhe pranon detyrimet edhe me Rumaninë. Pas këtij viti, nuk pati më asnjë zhvillim të tillë, për të ardhur në 1993, kur vendet e para që pranuan të firmosin marrëveshje, ose konventa ekstradimi ishin Greqia dhe Turqia. Pesë vjet më vonë në listë ishin edhe Sllovenia dhe Maqedonia. Ndërsa, shumë më vonë janë në listë disa vende që filluan “të besojnë” Shqipërinë dhe të jenë pjesë e ekstradimeve apo hetimeve dypalëshe. Në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë me ndryshimet ndër vite janë tre nene kryesore për ekstradimin. Neni 489 i këtij kodi flet për kërkesën për ekstradim në të cilët thuhet: Ekstradimi lejohet vetëm mbi bazën e një kërkese drejtuar Ministrisë së Drejtësisë dhe në pikën dy, kërkesës për ekstradim i bashkëngjiten kopja e vendimit të dënimit me burgim ose e aktit të procedimit. Por ka edhe një dallim nëse shumë shtete kanë të njëjtën kërkesë ekstradimi. Në këtë rast Ministria e Drejtësisë cakton radhën e shqyrtimit. Për këtë qëllim ajo mban parasysh të gjitha rrethanat e çështjes dhe veçanërisht datën e marrjes së kërkesës, rëndësinë dhe vendin e kryerjes së veprës penale ose shtetësinë dhe vendbanimin e personit të kërkuar, si dhe mundësinë e një riekstradimi nga shteti kërkues. Në qoftë se për një shkelje të vetme ekstradimi kërkohet në të njëjtën kohë nga shumë shtete, ai i jepet shtetit ndaj të cilit është drejtuar vepra penale ose atij shteti mbi territorin e të cilit është kryer vepra.

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Tronditet Netanjahu, rivali i tij mandatohet për qeverinë e re
08/11 20:24
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Burnham letër Albin Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale
08/11 20:15
Top Channel/ Gjykata nxjerr nga qelia mësuesin, u akuzua nga 7 nxënëse për ngacmim
08/11 19:59
Top Channel/ Elektricistët, 9 viktima në një vit! Ekspertët: Situatë alarmante
08/11 19:54
Top Channel/Alarmi për qumështin me aflatoksinë, analizat zbulojnë nivelin më të larta se norma e BE
08/11 19:49
Top Channel/Zgjedhorja, PD-PS rikthehen në tryezë, mblidhet të hënën Komisioni pa akord për agjendën
08/11 19:44
Top News- Parandalohet vrasja në Vlorë/ Tentoi të nxirrte armën gjatë sherrit, ndërhyn policia
08/11 19:20
Top Channel/ Sulmet ruse lënë mijëra banorë pa energji, Putini godet ekonominë e Ukrainës
08/11 19:09
Top Channel/ TikTok në telashe me BE-në! Algoritmi rrezikon shëndetin mendor
08/11 19:09
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top News- Autoboti me qumësht përplaset me motorin, aksident në aksin Fier-Libofshë
08/11 18:33
Top News- ‘Kam themeluar pluralizmin’/ Berisha: Studentët në Shqipëri, s’kanë lidhje me Serbinë
08/11 18:30
Top Channel/ Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti që transportonte qumësht përplaset me motorin
08/11 18:23
Top News- Kosova në BE, rruga ‘kalon nga Serbia’/ Aplikimi për anëtarësim s’ka mbërritur në komision
08/11 18:00