Disa orë pasi raketat ruse goditën qytetet ukrainase më 24 shkurt, 5 luftanije gjermane u urdhëruan të lundronin drejt Letonisë anëtare të NATO-s, për të ndihmuar në mbrojtjen e atij që strategët e kanë cilësuar si pikën e dobët të aleancës, krahun lindor. Dërgimi i shpejtë i luftanijeve gjermane tregoi se si ofensiva ruse në Ukrainë e shtyu NATO-n dhe Berlinin drejt një realiteti të ri, teksa përballeshin më kërcënimin më serioz të sigurisë kolektive qe prej Luftës së Ftohtë. Në bordin e anijes Elbe në portin e Rigës, komandanti i marinës gjermane tha se qëllimi i misionit ishte të tregohej prezenca në Baltikun lindor.