Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë 34 personat, të cilët u akuzuan për nxitjen e dhunës në protestën e thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha më 8 janar, me qëllim nxjerrjen e Lulzim Bashës njëherë e mirë nga zyrat e selisë blu. Gjykata nuk ka lënë asnjë në qeli dhe as arrest shtëpiak për asnjë nga protestuesit, por vetëm caktoi detyrim paraqitje. Seanca gjyqsore u zhvillua në dy pjesë, ndërsa prokurori i cështjes doli në konkluzion se nuk ishte gjetur asgjë e jashtëligjshme brenda selisë së Partisë Demokratike.