Banka Botërore vlerësoi se nga tërmetet shkatërruese të 6 shkurtit dhe pasgoditjet, në Turqinë jugore janë shkaktuar dëme prej mbi 34 miliardë dollarësh. Kjo vlerë e dëmeve është e barasvlershme me 4 për qind të Bruto Produktit Vendor të Turqisë më 2021, tha Banka Botërore. Sipas Bankës Botërore, në këtë shifër nuk është përfshirë edhe kostoja e rindërtimit, që llogaritet të jetë “dyfish më e madhe” sesa kjo vlerë.