Një grua 30-vjeçare ka humbur jetën nga koronavirusi në Florida, pasi lindi vajzën e saj përmes operacionit cezarian. Familjarët kanë deklaruar se Kristen McMullen u shtrua në spital me Covid-19, më 21 korrik. Ajo gjithashtu u diagnostikua me pneumoni dhe u dërgua në shtëpi pas katër ditësh, por ajo u shtrua përsëri në spital më 26 korrik. Pasi lindi vajzën e saj Summer Reign me operacion urgjent çezarian më 27 korrik, ajo u transferua në njësinë e kujdesit intensiv.