Punonjësit e administratës publike belge nuk do t'u përgjigjen më e-mail-eve dhe telefonatave jashtë orarit të punës. Risia do të hyjë në fuqi nesër dhe do të prekë 65 mijë punonjës; qeveria po shqyrton gjithashtu nëse do ta shtrijë këtë të drejtë edhe për kompanitë private, pavarësisht kundërshtimit nga grupet e biznesit.