Top News – 26 viktima në 24 orë/ Maqedonia e Veriut, po vdesin të pavaksinuarit
03/09/2021 22:04

Maqedonia e Veriut, të premten ka regjistruar edhe 26 viktima me COVID-19 duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vdekurve në 6.013 persona. Nga testimi i 5.865 mostrave, pozitivë me COVID-19 kanë dalë 722 persona, me çka numri i përgjithshëm i rasteve aktive ka arritur në 14.998. Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, në Shkup janë regjistruar gjashtë të vdekur dhe pesë në Tetovë. Nga tri viktima janë regjistruar në Kumanovë dhe Gostivar, nga dy në Strugë dhe Kërçovë ndërsa nga një në qytetet e Ohrit, Shtipit, Strumicës dhe Kriva Pallankës. Ministria e Shëndetësisë ka dalë edhe me një raport mbi numrin e viktimave në katër javët e fundit, dhe sipas të dhënave, prijnë qytetet ku numri i të vaksinuarve është shumë i ulët në përqindje. Gjatë kësaj periudhe, 480 persona të infektuar me koronavirus kanë vdekur dhe prej tyre 429 nuk ishin të vaksinuar. Në qytetet ku përqindja e vaksinimit është e lartë, numri i viktimave është shumë i ulët, mes një dhe tre të vdekur. Ministria e Arsimit ndërkohë ka njoftuar edhe për 14 nxënës të infektuar me koronavirus, por nuk ka dhënë detaje për vendin dhe shkollat ku janë regjistruar rastet. Infektimet vijnë tre ditë pas fillimit të vitit të ri shkollor me prani fizike, por ministrja e Arsimit, Milla Carovska ka thënë se infektimeve nuk kanë ndodhur në shkolla, por se nxënësit kanë pasur COVID-19 para se të nisnin vitin e ri shkollor. “Shërbimet epidemiologjike dhe Inspektorati Shëndetësor kanë dalë në terren dhe po veprojnë në bazë të protokolleve. Por, ky numër nuk është i lartë dhe përbënë vetëm se 0.01 për qind të numrit të përgjithshëm të nxënësve në shtet. Shpresoj që kjo përqindje të mbetet e njëjtë. Nuk kemi nxënës të infektuar në shkolla dhe ende nuk kemi përhapje të virusit brenda hapësirave shkollore”, ka deklaruar Carovska. Ajo i ka bërë thirrje nxënësve dhe prindërve të tyre që të respektojnë masat, të cilat jo vetëm që janë në mirën e tyre, për ruajtjen e shëndetit, por edhe për mbarëvajtjen e procesit mësimor me prani fizike.

Top News – ‘Koalicioni shqiptar’ në zgjedhjet në Serbi / Tetë parti nën një sigël, jo më përçarje
25/10 12:22
Top News – Studentët në kurthin e ‘mitit të Kosovës’/‘Pjesë e patjetërsueshme e përbërëse’ e Serbisë
25/10 12:22
Top News – Serbia në zgjedhje, sfidohet Vuçiç / Pjesëmarrje masive, lëvizja studentore synon fitoren
25/10 12:21
Top Channel/ Zgjedhjet në Serbi/ Studentët kundër Vuçiç, 6.4 milionë qytetarë drejt kutive
25/10 11:44
Top News- Vuçiç i kundërshtoi/ BE mbron delegacionin e PE- Janë të paanshëm
23/10 18:38
Top News – Studentët trondisin Vuçiçin / ‘Të hënën do të zgjohemi në një Serbi të lirë’
23/10 12:02
Top News- Zgjedhjet në Serbi, sprova më e madhe për pushtetin e Vuçiçit
22/10 22:30
Top News- ‘Bllokada’ e dialogut Kosovë-Serbi/ Kancelari Merz: Po pengon përparimin e rajonit në BE
22/10 15:02
Top News – Studentët marshojnë drejt Beogradit / Sfidojnë Vuçiçin në zgjedhje, priten me përqafime
22/10 14:56
Top News – Rrahje, sulme kibernetike e kërcënime / Terror në Serbi, Vuçiç kërkon të zgjasë sundimin
22/10 12:09
Top News – Sulm me bombë në Athinë. Telefonata që ‘futi në kurth policinë’, katër të plagosur
21/10 18:44
Top News- 10 vite burg për Millorad Gjokoviç/ Akuzohet për krime lufte ndaj popullsisë civile
21/10 18:42
Top News – Vuçiç ‘në rrezik’ këtë të dielë / Studentët, kërcënimi më i madh për ‘sundimin’ e tij
21/10 15:05
Top News- U shënjestrua nga spiunazhi/ Prokurori serb po hetonte Kullën Trump në Beograd
20/10 20:10
Top Channel / Protesta edhe në Greqi, Grevë në arsim ditët e ardhshme
19/10 23:25
Top News- Trafikimi i qenieve njerëzore/ DASH: Vendet e Ballkanit s’kanë arritur përparim sa duhet
17/10 15:44
Top News – Zgjerimi i BE-së, Merz ‘harron’ Shqipërinë / Përmend vetëm Malin e Zi e Moldavinë
17/10 12:25
Top News- Kosova në qendër të fushatës në Serbi/ Partitë me retorikë nacionaliste
14/10 21:11
Top News- Serbia mban peng pronat/ Dokumentet kadastrale, Beogradi refuzon t’i dorëzojë
13/10 15:37
Top News- Jo rrjete sociale poshtë moshës 15 vjeç/ Greqia prezanton projekligjin
13/10 10:48