25271 raste të reja të koronavirusit janë regjistruar në itali në 24 orët e fundit me gjithsej 147725 testime të kryera. Viktimat e 24 orëve të shkuara ndërkohë janë 356, duke e cuar bilancin total që nga fillimi i pandemisë në 41750. Rajoni me rritjen më të madhe të rasteve të koronavirusit është sërish lombardia, ajo që u prek më rëndë edhe në valën e parë në pranverë. Ndërkohë është rritur numri i të shteruarve në terapi intensive në të gjithë vendin por edhe ai i të shëruarve, me 10215 persona që e mundën virusin vetëm në 24 orët e fundit. Italia prej ditësh i është nënshtruar masave të reja në përpjekje për të frenuar përhapjen e virusit. Vendi është ndarë në zona, ku ato të kuqet janë thuajse në izolim të plotë, ndërsa në zonat portokalli dhe të verdha masat janë më të buta. Nga e mërkura me urdhër të ministrisë së shëndetësisë, provinca e Bolzanos do të bëhet zonë e kuqe, ndërsa liguria, abruzo, umbria, bazilikata, liguria dhe Toskana, bëhen zona portokalli.