Top News – 21 vdekje nga Covid 19/ Situatë tragjike në Maqedoninë e veriut
11/03/2021 22:58

Maqedonia e Veriut shënon një kapërcim shifrash të vdekjeve dhe infektimeve nga koronavirusi në 24 orë, cka bën që panorama e pandemisë në vendin fqinj të duket edhe më e zymtë. Ministria e Shëndetësisë, njoftoi për 21 jetë të humbura dhe 947 raste të reja nga sëmundja. Numri më i madh i viktimave sërish u shënua në Shkup. Mësohet se 19 persona kanë vdekur në ambjentet spitalore, ndërsa dy të tjerë në shtëpitë e tyre. Numri më i madh i të infektuarve vazhdon po kështu të jetë në kryqetet, gjithsej 453 raste. Situata e rënduar epidemiologjike shtyu autoritetet të shtrëgojnë të mërkurën akoma edhe më shumë masat anticovid, duke e kufizuar lëvizjen e qytetarëve nga ora 22:00 deri në orën 05:00. Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se ka pasur 12 shkelje të orës policore dhe ka paralajmëruar qytetarët për pasoja në rast se nuk respektohen masat në fuqi. Për rritjen e rasteve me COVID-19 opozita maqedonase ka akuzuar qeverinë duke kërkuar përgjegjësi nga Ministri i Shëndetësisë, për “menaxhim të keq të pandemisë, si edhe për dështimin në furnizimin me vaksina”. Për shkak të gjendjes së krijuar kryetari i VMRO-DMNE-së, Hristijan Mickovski përmes një letre publike dërguar përfaqësive diplomatike në Shkup, ka kërkuar shtyrjen për në shtator të regjistrimit të popullsisë, që është parashuikuar të ndodhë në muajin prill.

Top News – Studentët zgjedhin Aleksandër Çupiç/Serbi, një profesor transporti në krye të parlamentit
19/11 15:23
Top News – Të djathtët ‘dëbojnë’ Vuçiç. Partitë Popullore diskutojnë pezullimin e partisë së tij
19/11 12:10
Top News – Incidenti me këngën serbe. Kos telefonon Kurtin pas incidentit: I kërkova ndjesë
18/11 20:40
Top News- Gati për dialog me Listën Studentore/ Koalicioni Shqiptar s’heq dorë nga kërkesat
18/11 19:00
Top News – Miliona euro nga tregtia e armëve/Embargoja e Vuçiç ‘s’piu ujë’, kompania vijoi kontratat
18/11 13:05
Top News – “Bukë, arsim, liri”, “Jashtë amerikanët” / Greqia kujton kryengritjen studentore të 1973
18/11 12:14
Top News- Mossad zbulon komplotin / Irani përdor shqiptarët për sulme terroriste në Greqi
18/11 10:09
Top News- Theu masën e detyrimit të paraqitjes/ Lëshohet urdhër-arresti për Milan Radoiçiç
17/11 19:00
Top News – Studentët hyjnë në Parlament / Festë në Beograd, kryeministri brenda 90 ditësh
17/11 14:06
Top News – Zarf me pluhur të bardhë / Alarmi në Athinë, evakuohet Ministria e Brendshme greke
17/11 13:03
Top News-‘Greqia, rreziku më i madh i Turqisë’/Lideri i opozitës turke: Të çarmatosen ishujt në Egje
17/11 11:09
Top Channel/ Paralajmërohen protesta në Shkup, studentët shqiptarë s’i bind Venecia:Provimi në shqip
15/11 22:10
Top News- Vuçiç e pranon: Nuk mund të hyj në Kosovë pa lejen e Albin Kurtit, nuk më lë as si qytetar
15/11 14:39
Top News – Të rinjtë, trafik emigrantësh/Transportonin kinezë drejt Greqisë, 2 në pranga në Konispol
12/11 12:03
Top News – E bija fitoi me mashtrim universitetin. Greqi, jep dorëheqjen zv.ministri i ‘Mitsotakis’
12/11 10:37
Top News – Një në katër biznese ankohet. Për pengesa të mëdha dhe burokraci doganore
12/11 10:35
Top News – Ministri i Vuçiç në pranga. Serbi, arrestohet për korrupsion ish kreu i Ekonomisë
11/11 11:53
Top News- “Përshëndetje nga Shkodra e lashtë Serbe”, gjykata e Shkodrës dënon politikanin malazez
10/11 22:30
Top News – Greqi, emigrantët vdesin në stacione policie. Mbi 100 viktima nga shkeljet e…
10/11 15:18
Top News – ‘Furi’ arrestimesh në Serbi. Në pranga zyrtarë të lartë, rihapen çështje të pazbardhura
10/11 12:34