Më shumë se 1.76 milionë njerëz janë prekur nga përmbytjet masive në provincën veriore të Kinës, Shanxi. Shirat e rrëmbyeshëm të javës së kaluar bënë që shtëpitë të shembeshin dhe rrëshqitje dheu të regjistroheshin në më shumë se 70 distrikte dhe qytete në provincë. Shirat e rrëmbyeshëm ndërkohë kanë penguar edhe përpjekjet e shpëtimit. Përmbytjet vijnë më pak se tre muaj pasi shirat ekstreme në provincën Henan lanë më shumë se 300 viktima.