Një 24 vjecare turke, 215.16 centimetra e gjatë është konfirmuar si gruaja më e gjatë në botë nga rekordet botërore Guinness. Gjatësia fenomenale e Rumeysa Gelgi vjen në fakt për shkak të një gjendjeje që quhet Sindroma Ueaver, që shkakton rritje të përshpejtuar dhe anomali të tjera – thanë rekordet Guinness në një deklaratë për shtyp.