Marina amerikane ka konfiskuar 1400 kallashnikovë dhe municione nga një anije peshkimi që sipas saj po kantrabandonte armë nga irani për tek rebelët Huthi në jemenin e gjunjëzuar nga lufta. Komanda qendrore e forcave detare amerikane, tha se e kishte ndaluar anijen më 20 dhjetor, në veri të detit arabik, kishte konfiskuar armët dhe kishte ndaluar pesë anëtarë të ekuipazhit që ishin identifikuar si shtetas jemenitë.