Top News – 13 vite nga shpërthimi në Gërdec/ Balla-të rihapen hetimet për krimin shtetëror
15/03/2021 10:36

Mesditën e 5 marsit të vitit 2008, një shpërthim i fuqishëm tronditi Tiranën, ndërsa krateri i tij u shënua pak kilometra më tutje në fshatin Gërdec në Vorë. Teksa minutat kalonin ajo çka kishte ndodhur ishte e paimagjinueshme, 26 të vdekur e mbi 300 të plagosur dhe me 100 shtëpi të rrafshuara. Këto ishin pasojat e shpërthimit në punishten e demontimit të municioneve shtetërore, në pronësi të biznesmenit Mihal Delijorgji. Sot 13 vite më pas, paniku I atij shpërthimi nuk është zbehur në memorien e shqiptarëve. Kjo ngjarje përfundoi dhe në dyert e gjykatave shqiptare, por sot për 26 të vdekur e 300 të plagosur nuk ka asnjë person pas hekurave. Pati persona që ndërruan jetë në mënyrë të pashpjegueshme, pati dëshmitarë që u arratisën, ushtarak që morën azil politik, por për familjarët asnjëherë nuk u vendos drejtësi. Mëngjesin e kësaj të hëne, kur bëhen plot 13 vite nga shpërthimi në Gërdec, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka kërkuar edhe një herë rihapjen e hetimeve, për atë të ciliën ai e quan krimi shtetëror. Ai i referohet vendimit të Gjykatës amerikane që rrëzoi pretendimet e Shkëlzen Berishës i cili pretendoi si mashtrime faktet e përmbledhura në librin “Armët dhe Çunat” të Guy Laëson dhe ekranizimin “Qentë e Luftës”, të cilat akuzonin Shkëlzen Berishën si i përfshirë në trafik ndërkombëtar armësh. "Edhe pse drejtësia shqiptare ka dështuar deri më sot ta hetojë plotësisht, shkruan Balla në statusin e tij, vendimi pak kohë më parë i drejtësisë amerikane konfirmoi përfshirjen dhe fajësinë e Shkëlzen Berishës dhe të Sali Berishës në masakrën e Gërdecit. Vendimi i gjykatës amerikane mbetet referues për ri-hapjen e hetimit për krimin shtetëror në Gërdec. Një Gjykatë Apeli në SHBA rrëzoi pretendimet e Shkëlzen Berishës duke u shprehur se faktet e përmbledhura në librin “Armët dhe Çunat” të Guy Laëson dhe ekranizimin “Qentë e Luftës”, të cilat akuzonin Shkëlzen Berishën si i përfshirë në trafik ndërkombëtar armësh.

Top News – Haxhiu sulmon gjyqtarin e Kushtetueses: Llaban, bashkëpunëtor i BIA-s
10/08 18:05
Top News-Trafikuan 28 tonë kokainë në Evropë/GJKKO zbut masën vetëm për 1 person, 6 të tjerë në burg
10/08 18:03
Top News- Ekzekutohen babë e bir e dhëndri, plagoset një tjetër, ngjarja e rëndë në Gjilan
10/08 17:59
Top News – Air Force One i ri brenda 6 muajsh / Dhurata e Katarit për Trumpin, ‘gati’ për përdorim
10/08 17:30
Top News- U vodh në Greqi, gomonia gjendet në Ksamil, por jo autorët
10/08 17:18
Top News- Jo më parkime gabim, policia heq makinat me karrotrec / Ndëshkohen të pabindurit
10/08 17:17
Top Channel/ “Rozafa” më e vizituara / Shkodër, 100 mijë vizitorë në 6 muaj në muret e kalasë
10/08 15:23
Top Channel/ Virozat pas kthimit nga plazhi/Më shumë probleme shfaqin bebet e fëmijët deri në 7 vjeç
10/08 15:12
Top News- Mbi 2 mijë ankesa për hapësirat publike, nisin denoncimet 24 orë pas hapjes së portalit
10/08 14:53
Top News- Turizëm për të shitur kokainë, e pëson 28-vjeçari nga Elbasani në Himarë
10/08 14:48
Top Channel/ Protestë për ujin! Banorët e fshatit Zvezdë në Maliq kundër projektit: Cilësi e dobët
10/08 14:38
Top Channel/ Gjykata fal drejtuesit e minierës / Një minator humbi jetën në galerinë e kromit, 4 nga 5 të arrestuarit dalin nga burgu
10/08 14:36
Top Channel/ Finalizohet operacioni antidrogë në Livadhë, arrestohet 28-vjeçari që shiste kokainë
10/08 13:51
Top News- Ekstradohet nga Italia 32-vjeçari, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar
10/08 13:13
Top News- Shuhen 31 vatra zjarri, probleme me flakët në disa bashki
10/08 13:13
Top Channel/ Rama për lirimin e hapësirave publike: Po përgatisim rregulloren, mos më ngatërroni…
10/08 12:41
Top Channel/ Flakët dalin jashtë kontrollit në Finiq, nën monitorim Parku Natyror “Syri i Kaltër”
10/08 12:27
Top Channel/ Rekord vizitash në Butrint / Në shtatë muaj, 150 mijë vizitorë në parkun arkeologjik
10/08 12:20
Top Channel/ Uji i mrekullive / Në Vlosh të Peshkopisë, burimi natyror i “Ujit të Ftohtë”
10/08 12:18
Top Channel/“Noto drejt lirisë”/Gara në Velipojë në kujtim të të rinjve që i iknin komunizmit me not
10/08 12:18