Top News – 12 euro për një paketë cigare / Gjermania rrit taksën e duhanit, votim në parlament
16/10/2026 15:26

Në Gjermani, një pako cigare kushton aktualisht rreth 8 euro, por kjo mund të ndryshojë pasi Bundestagu votoi për të rritur gradualisht taksat e duhanit. Bazuar në llogaritjet pas legjislacionit të propozuar, çmimet për një pako cigare pritet të rriten në 8.77 euro nga viti 2027, 9.56 euro nga viti 2028, 10.42 euro nga viti 2029 dhe 11.36 euro nga viti 2030. Disa cigare të markave premium mund të kushtojnë deri në 14 euro, ndërsa edhe pakot me duhan do të bëhen dukshëm më të shtrenjta. Pavarësisht rritjes, cmimi i cigareve në Gjermani mbetet ende poshtë atij në disa nga tregjet më të shtrenjta të kontinentit, duke përfshirë Irlandën, Francën dhe Holandën. Me rritjen e planifikuar, qeveria gjermane synon të mbledhë 12 miliardë euro shtesë gjatë katër viteve. Megjithatë, industria e duhanit ka shprehur dyshime se qeveria do të mund tyë mbledhë në të vërtetë aq të ardhura sa shpreson, me përfaqësuesit e industrisë që paralajmërojnë se taksat më të larta mund t'i shtyjnë duhanpirësit gjithnjë e më shumë drejt tregut të zi ose drejt cigareve më të lira nga vendet e tjera të BE-së. Shitësit me pakicë të duhanit mund të jenë ndër ata që do të goditen më rëndë. Sipas të dhënave, rreth 19% e personave të moshës 15 vjeç e lart në Gjermani pinë duhan. Rreth 14% pinë rregullisht dhe 5% herë pas here. Qendra Gjermane e Kërkimit të Kancerit thotë se rreth 131,000 njerëz vdiqën nga sëmundjet që lidhen me duhanin në vitin 2023. Ekspertët e shëndetit i konsiderojnë çmimet më të larta si një mjet efektiv për të inkurajuar njerëzit të lënë duhanin.

Top News- Bora zbardh të gjithë Dardhën, pamje piktoreske në juglindje të vendit
29/11 12:26
Top Channel/ Mjerimi në “Kabinat e Plazhit”/ Vlorë, 90 familje jetojnë në banesa të amortizuara
29/11 12:24
Top Channel/ Borë në Korçë dhe Librazhd/ Disa zona në juglindje përfshihen nga reshjet e borës
29/11 12:21
Top Channel/ Eksploziv në Ksamil dhe Fier/ Regjistrohen dy shpërthime me lëndë plasëse gjatë natës
29/11 12:19
Top Channel/ Protesta, 14 të arrestuar/ 19 persona nën hetim. Një 18-vjeçar akuzohet për…
29/11 12:18
Top Channel/ Protestat ndikojnë në ekonomi/Ekspertët: Kur janë paqësore mund ta ndikojnë pozitivisht
29/11 12:15
Top Channel/ Protesta në mediat e huaja/ Shtypi ndërkombëtar i kushton vëmendje tubimit
29/11 11:59
Top Channel/ Probleme nga dëbora/ Reshje intensive në Kukës dhe Dibër, probleme në Rrugën e Kombit
29/11 11:59
Top Channel/ Sot festa e Çlirimit/ Homazhet, krerët e shtetit nderojnë të rënët në luftë
29/11 11:58
Top News- Zbardhen gjashtë vjedhje në Durrës, arrestohet hajduti 23-vjeçar që “alarmoi” bizneset
29/11 11:57
Top Channel/ Zbulohet baza e furnizimit për protestën, arrestohet një 29-vjeçare
29/11 11:43
Top Channel/ Protesta e sotme në Tiranë, nis grumbullimi i tubuesve në sheshin “Skënderbej”
29/11 11:43
Top News- Makina plot me bomba molotov, kapet 29-vjeçarja/ Policia: Do përdoreshin në protestë
29/11 11:24
Top News- 82-vjetori i Çlirimit të Atdheut, Begaj e Rama nderojnë të rënët për liri
29/11 11:06
Top Channel/ Dëbora sjell pamje të veçanta në Korçë, fëmijë dhe natyrë në atmosferën dimërore
29/11 10:45
Top News- Protestuesi akuzohet për vrasje, policia nuk e fal pse hodhi molotov drejt efektivëve
29/11 10:33
Top News- Arrestohen protestuesit, policia zbardh numrin: Goditën me bomba molotov efektivët
29/11 10:33
Top Channel/ Sot 82-vjetori i Çlirimit, Rama dhe Begaj marrin pjesë në ceremoninë zyrtare
29/11 10:23
Top Channel/ Dëbora mbulon veriun e vendit, pamjet mbresëlënëse pas reshjeve të para
29/11 09:57
Top Channel/ Dëborë mbi 20 centimetra në qafat malore, ngrica në disa akse të Kukësit dhe Dibrës
29/11 09:50