Prej shumë ditësh Shqipëria regjistron rritje të rasteve të të infektuarve me covid 19 e po ashtu edhe viktima. Në harkun kohor të 24 orëve të fundit janë shënuar 119 raste të reja dhe 2 humbje jete. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 501 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19, ndërsa 119 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19.