Top News – 11 viktima ne Kosovë… Më pak pacientë me covid në spitale
18/09/2021 18:06

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se të shtunën janë regjistruar 11 viktima me koronavirus. Sipas Ministrisë, në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 259 persona të infektuar me këtë virus, pas testimit të 6.630 mostrave. Këto shifra nënkuptojnë se 3.9 për qind e personave të testuar kanë rezultuar pozitivë. Sipas autoriteteve 850 persona janë shëruar derisa mbi 11 mijë persona janë ende aktivë në koronavirus. Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar mbi 158.000 raste të infektimit. Prej tyre 2.889 persona kanë vdekur. Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se në spitalet e Kosovës janë duke u trajtuar 598 pacientë të infektuar me koronavirus, për dallim nga 675 sa kanë qenë një ditë më parë. Prej tyre, 48 pacientë janë në kujdes intensiv derisa 479 pacientë janë në oksigjenoterapi. Prej nisjes së fushatës së vaksinimit 425.551 persona janë vaksinuar plotësisht kundër këtij virusi derisa 722.252 persona kanë marrë dozën e parë. Deri më 18 shtator në orën 15:00 është vaksinuar 23 për qind e popullsisë së përgjithshme.

Top News- Hamza dorëhiqet nga drejtimi i PDK/ ‘Partia duhet të nisë një fazë të re të organizimit’
21/10 16:36
Top News – Dorëhiqet Bedri Hamza! PDK kërkon një kryetar të ri
21/10 15:12
Top Channel/ Përplasje Kosovë-Serbi në OKB/ Konjufca kundërshton akuzat e Gjuriqit për UÇK-në
21/10 12:37
Top News- Valë infektimesh me fruth në Kosovë/ 224 raste, mbi 95% e të infektuarve të pavaksinuar
19/10 19:21
Top News – Mblidhet Kuvendi i Kosovës. Dy çështjet kryesore në tavolinë që pritet të diskutohen
19/10 14:16
Top News- Kosova ‘nuk flet’ me ShBA / Opozita fajëson Vetëvendosjen, Kurti përgjigjet
18/10 12:10
Top News- Operacioni ‘Mali’ në Kosovë/ Kapen 53 kg drogë në vlerë 80 mijë euro, pranga 2 personave
17/10 10:37
Top Channel/ Pakënaqësia me Gjykatën Speciale, Serwer: Kosova më e gatshme të mbrojë sovranitetin!
16/10 12:01
Top News- Misri serb i ndotur/ Kosova e bllokon ngarkesën për ushqim bagëtish
15/10 17:31
Top News- Viti i ri akademik në Kosovë/ Studentët preferojnë degën ‘Biznes, Administratë dhe Ligj’
15/10 14:25
Top News- Ligji për Specialen, Hamza mesazh BE: Presioni ndaj Kuvendit, i papranueshëm
15/10 13:48
Top Channel/ Kurti “kujtohet” për UÇK-në: Qeveria, grup pune për ish krerët e burgosur në Hagë!
15/10 11:35
Top News- Kosova në qendër të fushatës në Serbi/ Partitë me retorikë nacionaliste
14/10 21:11
Top News- Dialogu strategjik me Kosovën/ DASH s’ndryshon qëndrim: Të përmbushen zotimet
14/10 18:55
Top Channel/Kosova “pushton” fushatën zgjedhore në Serbi: Po e përdorin si armë të betejës politike!
14/10 11:46
Top Channel/ Bondsteel bazë e përheshme ushtarake e SHBA, senatori amerikan: Meriton shqyrtim!
14/10 11:35
Top Channel/ Presidentja e Kosovës do rikthimin e Dialogut Strategjik, SHBA: Nuk ndryshojmë qëndrim!
14/10 11:34
Top News- BE përsërit qëndrimin për ligjin e Speciales: Mbështesim punën e Dhomave të Specializuara
13/10 17:13
Top News- Komandanti turk i KFOR largohet/ Konfirmon angazhimin për sigurinë e Kosovës
13/10 11:49
Top Channel / Kosova kërkon dialog me SHBA! Presidentja: Anëtarësimi në NATO, parësor
12/10 23:17