Top News – 104 thasë me dokumente/ Sekuestrimet, qytetarët të dëmtuar
09/12/2020 12:24

Nëse një përmbarues shkel ligjin, Ministria e Drejtësisë ka të drejtën e heqjes së licencës. Kështu ka ndodhur me 55 përmbarues, të cilët në shkelje të plotë të ligjit u është ndaluar ushtrimi i profesionit. Në pjesën e dytë të dokumentarit me titull “Zhvatja përmes kredisë”, Top Story ka zbuluar se cfarë ndodhi me dosjet e këtyre përmbaruesve në rastin, kur ata humbën licencën. Ligjërisht, dosjet duhen arkivuar me protokoll të rregullt në Ministrinë e Drejtësisë, gjë që nuk ka ndodhur. Sipas Top Story, në 14 tetor të vitit 2019, shtetasi Gentjan Kamberi me profesion postier është paraqitur pranë Ministrisë së Drejtësisë me 6 thasë të zinj, brenda të cilëve kishte me mijëra fletë dokumente dhe fashikuj, që në fakt ishin praktika përmbarimore. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në 16 dhe 28 tetor të vitit 2019, ku i njëjti person thuhet në Top Story ka lënë në mënyrë demostrative 104 thasë të zinj me materiale përmbarimore. Përveç punonjësve të ministrisë aty kanë qenë të pranishëm edhe ish përmbaruesi Arben Meskuti dhe Aldo Daka. Po atë ditë janë paraqitur në ministri edhe ish përmbaruesit Roland Deda, Albert Gega, Renato Ziu, Kejda Seferi dhe Alketa Tanushi. Por, të gjithë përmbaruesit e përmendur më sipër nuk kanë pranuar që të nënshkruajnë për këto materiale. Në pjesën e parë të dokumentarit të Top Story që u transmetua javën e kaluar pati disa denoncime për mashtrimet e institucioneve financiare jobanka. Por, gjatë javës me dhjetëra denoncime të reja mbërritën në adresën zyrtare të Top Story. Një prej tyre Fatjon Koka tregoi se ishte mashtruar me kredi dhe madje i kishin bllokuar 14 paga, pa marrë kurrë një kredi, e aq më tepër, që gjatë kohës që ishte marrë kjo vlerë ai ka qenë në shërbim të detyrueshëm ushtarak dhe se banonte në Dibër dhe jo në Tiranë, ku dhe ishte marrë kredia. Rastet e denoncimeve në Top Story ishin të shumta. Një prej tyre denoncimeve ishte ai i Eriselda Ristës, e cila nga një detyrim prej 7 milionë lekë të vjetra është shtrënguar të paguajë nga një përmbarues tek tjetri një vlerë prej 20 milionë lekësh, ndonëse vendimi i gjykatës ishte krejt ndryshe nga pretendimi i zyrave përmbarimore. Por rasti më i cuditshëm i publikuar në Top Story përmes dokumenteve zyrtare ishte ai i shtetasit Flamur Mahmutaj. Ish-përmbaruesi Arben Meskuti i shërbimit përmbarimor ZIG që prej 14 shkurtit të 2012 vijon të mbajë të bllokuara pasuritë e paluajtsme të Mahmutajt. Kjo sekuestro është vendosur gabimisht si pasojë e ngatërrimit të identitetit. Interesimi i Flamur Mahmutaj për heqjen e sekuestros nuk ka dhënë rezultat. Arben Meskuti i është përgjigjur se shërbimi ka shpallur falimentimin dhe nuk mund të hiqet sekuestro ndaj tij. Kështu një shtetasi i mohohen të drejtat themelore të pronës së tij për 8 vite rresht nga papërgjegjshmëria e një veprimi përmbarimor.

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Tronditet Netanjahu, rivali i tij mandatohet për qeverinë e re
08/11 20:24
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Burnham letër Albin Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale
08/11 20:15
Top Channel/ Gjykata nxjerr nga qelia mësuesin, u akuzua nga 7 nxënëse për ngacmim
08/11 19:59
Top Channel/ Elektricistët, 9 viktima në një vit! Ekspertët: Situatë alarmante
08/11 19:54
Top Channel/Alarmi për qumështin me aflatoksinë, analizat zbulojnë nivelin më të larta se norma e BE
08/11 19:49
Top Channel/Zgjedhorja, PD-PS rikthehen në tryezë, mblidhet të hënën Komisioni pa akord për agjendën
08/11 19:44
Top News- Parandalohet vrasja në Vlorë/ Tentoi të nxirrte armën gjatë sherrit, ndërhyn policia
08/11 19:20
Top Channel/ Sulmet ruse lënë mijëra banorë pa energji, Putini godet ekonominë e Ukrainës
08/11 19:09
Top Channel/ TikTok në telashe me BE-në! Algoritmi rrezikon shëndetin mendor
08/11 19:09
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top News- Autoboti me qumësht përplaset me motorin, aksident në aksin Fier-Libofshë
08/11 18:33
Top News- ‘Kam themeluar pluralizmin’/ Berisha: Studentët në Shqipëri, s’kanë lidhje me Serbinë
08/11 18:30
Top Channel/ Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti që transportonte qumësht përplaset me motorin
08/11 18:23
Top News- Kosova në BE, rruga ‘kalon nga Serbia’/ Aplikimi për anëtarësim s’ka mbërritur në komision
08/11 18:00