Top News – ‘10 mijë euro shpërblim’/ Talo Çela, policia rikërkon ndihmë
15/12/2020 13:26

Policia ka risjellë në vëmendjen e qytetarëve shpërblimin prej 10 mijë euro që jep për nformacione për të kapur të shumëkërkuarin Talo Çela. Policia ka rishpërndarë në faqen zyrtare në rrjetin social facebook foton e Talo Çelës, si dhe njoftimin për dhënien informacion për të, ku rikujton se janë vënë në dispozicion 10 mijë euro për këdo që jep informacion për kapjen e të shumëkërkuarit. Policia rithekson se për çdo informacion që i shërben kapjes së Talo Çela, qytetarët të telefonojnë në numrin e celularit 069 41 06 823, si dhe në numrin pa pagesë 112 apo në Komisariatin Dixhital, duke iu garantuar anonimat të sigurt. 49-vjeçari Talo Çela akuzohet si një nga personat që ka marrë pjesë në grabitjen e Rinasit në prill të vitit 2019, si dhe dyshohet se fshihet pas atentatit me armë zjarri ku u vranë 2 vëllezërit Haxhia në Durrës. Sipas njoftimit të policisë Talo Çela është person i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, pasi Gjykata për Krimet e Renda Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e punonjësit të policisë” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim”. Talo Çela veç problemeve që ka me ligjin ka pasur kohë e fundit edhe përplasje grupet e tjera kriminale, të cilët më 17 shtator I vranë vëllain Bujar Çela, në një kafe pranë rethrrotullimit të Bradaseshit në Elbasan. Po kështu pak kohë më parë Talo Çelës I kanë vënë tritol në vilën 2 katëshe që ai zotëron, pranë Elbasanit. Pavarësisht se po kërkohet edhe nga policia edhe nga bandat rivale deri më tani 49 vjeçari nuk ka lënë asnjë gjurmë, çka e ka detyruar policinë të rikërkojë ndihmën e qytetarëve.

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Tronditet Netanjahu, rivali i tij mandatohet për qeverinë e re
08/11 20:24
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Burnham letër Albin Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale
08/11 20:15
Top Channel/ Gjykata nxjerr nga qelia mësuesin, u akuzua nga 7 nxënëse për ngacmim
08/11 19:59
Top Channel/ Elektricistët, 9 viktima në një vit! Ekspertët: Situatë alarmante
08/11 19:54
Top Channel/Alarmi për qumështin me aflatoksinë, analizat zbulojnë nivelin më të larta se norma e BE
08/11 19:49
Top Channel/Zgjedhorja, PD-PS rikthehen në tryezë, mblidhet të hënën Komisioni pa akord për agjendën
08/11 19:44
Top News- Parandalohet vrasja në Vlorë/ Tentoi të nxirrte armën gjatë sherrit, ndërhyn policia
08/11 19:20
Top Channel/ Sulmet ruse lënë mijëra banorë pa energji, Putini godet ekonominë e Ukrainës
08/11 19:09
Top Channel/ TikTok në telashe me BE-në! Algoritmi rrezikon shëndetin mendor
08/11 19:09
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top News- Autoboti me qumësht përplaset me motorin, aksident në aksin Fier-Libofshë
08/11 18:33
Top News- ‘Kam themeluar pluralizmin’/ Berisha: Studentët në Shqipëri, s’kanë lidhje me Serbinë
08/11 18:30
Top Channel/ Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti që transportonte qumësht përplaset me motorin
08/11 18:23
Top News- Kosova në BE, rruga ‘kalon nga Serbia’/ Aplikimi për anëtarësim s’ka mbërritur në komision
08/11 18:00