36-vjeçari Behar Aliaj u vu në prangat e policisë në shtetin Italian, me qëllim ekstradimin në vendin tonë ku pritet të vuajë dënimin me burg për kanosje për dhënie pasurie. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2017, në vendin e quajtur “Sheq i Madh”, Fier,, ku 36-vjeçari ka kërcënuar shtetasin me iniciale E.B., se nëse nuk i jepte 10 mijë euro brenda dy muajve do ta vriste. Pas denoncimit të këtij të fundit, Aliaj ishte arratisur drejt Italisë.